Sulmuesi i skuadrës së Bayern Mynih, Robert Lewandowski ka treguar edhe një herë tjetër se ëndërron të largohet nga kampionët në fuqi të Gjerrmanisë.

“Ka pasur disa gjëra te Bayerni, të cilat nuk më pëlqenin dhe doja të flisja për këtë. Kam pasur disa oferta, nga klube të ndryshme.


Kur kuptova se kishte një atmosferë të çuditshme në media dhe midis klubeve, vendosa të flas për këtë. Doja të bëja një deklaratë, duke thënë: Nëse ka kaq shumë njerëz, që nuk janë të kënaqur me mua, mund të më jepni leje të largohem. E dija që përgjigjia e Bayernit do të ishte: Jo, jo dhe jo, pa marrë parasysh se çfarë lloj oferte u bë. Unë nuk mund të them se jam i zhgënjyer, jam ende në një nga klubet më të mira në botë. Ndoshta popullariteti i Bayernit në mbarë botën është pak më i ulët sesa i klubeve të tjera më të mira, por nëse nuk do të isha i lumtur këtu, atëherë kjo do të përbënte problem. Ende luftojmë për objektiva të mëdhenj, sezoni është i gjatë dhe mund të luajmë në nivelin më të lartë, megjithëse aktualisht ka shumë gjëra që duhet t’i përmirësojmë”, tha Lewandowski.

Previous Next