Gjiganti i Premierligës është future në garë për shërbimet e super mesfushorit holandez.
“Daily Star” raporton se Manchester City po planifikon të ofrojë rreth 80 milionë euro për Frenkie de Jong. Nuk do të jetë asgjë e lehtë për “Citizens” pasi në garë për lojtarin janë edhe Barcelona e Tottenham. Plani i skuadrës nga “Etihad” është ta transferojë lojtarin gjatë afatit të janarit. Kujtojmë se Frenkie është edhe reprezentues i Kombëtares së Holandës.