Luka Modriç është lojtari më i mirë në botë tani sipas FIFA-s dhe UEFA-s, por kjo s'do të thotë se gjykatat do ta falin për gabime që janë bërë në të shkuarën. 

Ai ishte prej disa muajsh nën një hetim që lidhej me transferimin e tij nga Dinamo Zagrebi te Totenhemi. Nga ky hetim, rrezikohej seriozisht liria e futbollistit të njohur, duke qenë se akuzohej për deklaratë të rreme dhe në rast se gjithçka vërtetohej, atëherë ai do të dënohej me 5 vite burg. Por, gjërat mesa duket kanë ndryshuar dhe Modriç mund të qëndrojë i qetë edhe për disa kohë. Gjykata në Kroaci ka vendosur që t’i hedhë poshtë akuzat për mesfushorin e Realit, duke e shpallur të pafajshëm në lidhje me hetimin që ishte ndaj tij.

Previous Next