Rafael Varane është një nga prioritetet, që Jose Mourinho ka kërkuar si përforcim te Manchester United.
Ai dëshiron një qendërmbrojtës garant dhe duket se fokusi i portugezit do të jetë te francezi i Real Madridit.
Sot, gazeta britanike “The Guardian” ka bërë me dije se klubi anglez do të jetë gati të bëjë një ofertë prej 100 milionë euro për “Los Blancos”, me qëllim që të marrë shërbimet e kampionit të Botës me Francën, në “Rusia 2018”. Mësohet se disponimi i mjedisit rrethues të futbollistit francez është i mirë, pasi ai e di se nuk po jeton momentin më të mirë në “Santiago Bernabeu”. Kjo, si rezultat i mungesës së rezultateve pozitive të Real Madridit dhe largimit të trajnerit Lopetegui ditën e djeshme. Problemi është se marrëdhëniet e Varane është, gjithashtu, në “radarin” e klubeve të tjera të mëdha, si Juventusi dhe PSG. Tani për tani, ai dhe skuadra e tij po kalojnë një krizë, por partneriteti me Sergio Ramos është fenomenal. Kjo mund të bëjë që në fund të vendosë të vazhdojë me kampionët e Europës në fuqi.