Ish-sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimoviç është ndër të paktët që i kanë dalë në mbrojtje trajnerit të “djajve të kuq”, Jose Mourinho.

Shtatlarti suedez tha se trajneri portugez mund ta fitojë titullin kampion në Premier League me Manchester United, në rast se ekipi i përgjigjet ashtu siç duhet.


“Mendoj se ai mund ta fitojë titullin e Premierligës. Mendoj se ai është trajneri i duhur për këtë klub, për këtë skuadër. Por, një trajner mund të jetë vetëm po aq i mirë sa skuadra e tij, kështu që ai nuk mund të bëjë mrekulli me një skuadër që nuk është mjaftueshëm e mirë. Mendoj se skuadra është e mirë, është duke u përmirësuar vazhdimisht. Ky është viti i tij i tretë, lojtarët e dinë tani më mirë mënyrën se si trajneri dëshiron që ata të luajnë”, tha Zlatan Ibrahimoviç.

Previous Next