Drejtori gjeneral i Milanit, Leonardo, ka insistuar se kualifikimi për në Ligën e Kampionëve nuk është një obsesion dhe ai ka mbështetur trajnerin Gennaro Gattuso.

Kuqezinjtë i janë kthyer fitoreve kundër Sampadoria në vikend dhe do të luajnë ndeshjen e paluajtur të javës së parë kundër Genoas të mërkurën.


“Për një klub si Milani, natyrisht objektivi duhet të jetë kthimi në garën më të rëndësishme europiane”, ka thënë Leonardo për La Gazzetta dello Sport. “Ne besojmë që kemi një strukturë ideale për ta arritur këtë synim, por ne nuk duhet të bëjmë gabime duke e kthyer këtë gjë në obsesion”.

“Për momentin, ne jemi tri pikë pas vendit të katër me një lojë më pak të zhvilluar, kështu që jemi në vijë për ta realizuar këtë ambicie”. Fitorja kundër Sampdorias bëri që Gattuso mos të shkarkohet, me Roberto Donadonin që ishte favorit për ta marrë stolin. “Thashethemet për Rinon erdhën nga jashtë klubit, deri me tani ne nuk jemi të shqetësuar me të, këto mund të themi se janë lajme të pasakta. Kjo është arsyeja pse ne nuk lëshuam një deklaratë për ta mohuar lajmin, sepse Rino e dinë se ai e ka mbështetjen e plotë të klubit dhe skuadrës për të qenë trajner”.

Previous Next