Tashmë është bërë e ditur se Santiago Solari do të jetë trajner i Real Madridit për 15 ditë.

Real Madridi e shkarkoi mbrëmë Julen Lopeteguin, duke e vënë në detyrë Santiago Solarin.


Por, sipas asaj që raporton ‘Mundo Deportivo’, skuadra spanjolle është takuar me Mauricio Pochettinon. Trajneri argjentinas nuk është i lumtur te Tottenhami, pasi në këtë verë nuk arriti të bëjë asnjë transferim, për shkak të investimeve në stadium. Kështu, Pochettino është takuar javën e kaluar me anëtarë të Real Madridit, për të kaluar në ‘Santiago Bernabeu’. Kutjojmë se në bazë të rregullores së LaLiga-s, madrilenët kanë 15 ditë kohë që të vendosin se kush do të jetë trajneri i tyre për një periudhë më afatgjate.

Previous Next