Kampionët e Evropës janë në kërkim të një trajneri të ri.

Drejtuesit e Real Madridit vendosën t’ia besonin drejtimin e skuadrës Santiago Solarit pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, por argjentinasi duket se do të jetë i përkohshëm në këtë detyrë, derisa të arrihet marrëveshja me një tjetër trajner të rëndësishëm.


Mediat spanjolle kanë shkruar si kandidat kryesor është spanjolli Roberto Martinez, aktualisht trajner i Belgjikës. Për të bërë të mundur nënshkrimin e marrëveshjes me 45-vjeçarin, “Los Blancos” duhet të bisedojnë me drejtuesit e Federatës Belge të Futbollit, me të cilët Martinez ka kontratë deri në vitin 2020. “Nuk kemi komente mbi kontratën që federata ka me bashkëpunëtorët e saj, sepse të dhënat i konsiderojmë private”. “Nëse një klub dëshiron të kontaktojë me Martinez, më parë duhet të arrijë një marrëveshje me Federatën Belge të Futbollit,” – deklaroi zëdhënësi për shtyp i federatës së Belgjikës, Stefan Van Loock.

Previous Next