Quinton Fortune ka luajtur me parë me Ronaldon te skuadra e Manchester United.

Jugafrikani tha së fundmi se kur portugezi mbërriti në Manchester ai ishte mendjemadh dhe thonte vazhdimisht se ai ishte më i miri dhe se Ferguson e ndihmoi shumë për ta bërë kampion.


“Në zhveshtore të gjithë thoshin se ai ishte i mahnitshëm. Cristiano sillej vërdallë duke thënë se ishte më i miri, dhe po ishte mendjemadh, i tillë ishte Ronaldo. Fergusoni ishte arsyeja përse u rrit ai. Sir Alex e edukoi atë. Ronaldo nuk ka mundur të kishte përkrahje më të mirë. Së bashku, ata kanë mundur ta dominonin botën, ishin kombinim i përkryer”, tha Fortune.

Previous Next