Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, nuk është grumbulluar me Portugalinë për ndeshjet që ajo do të luajë ndaj Polonisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe ndaj Skocisë, një miqësore.

Ai pritet të mos jetë as ndaj Italisë në 17 nëntor.


33-vjeçari, pasi ka biseduar me presidentin e federatës portugeze, Fernando Gomes dhe trajnerit Santos , duket se ka vendosur që mos të marrë pjesë në këto ndeshje. Megjithatë, sipas asaj që raportojnë mediat portugeze, kjo nuk është një lamturmirë, pasi ai ende nuk po mendon të tërhiqet, por thjesht dëshiron të kap formën e tij me Juventusin.

Previous Next