Ylli portugez ka qenë në qendër të vëmendjes në ndeshjen mes Manchester United dhe Juventusit.

Cristiano Ronaldo u rikthye në Old Trafford mbrëmë pas shumë vitesh. Ishte pikërisht stadiumi ku Ronaldo u prezantua në futbollin e madh, por nuk mund të ishte rritur ndoshta kaq shumë nëse nuk do të kishte pasur një mësues si Sir Alex Ferguson, të cilin Ronaldo tani e konsideron më shumë sesa një trajner. “Një trajner dhe mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm. Më ka mësuar shumë gjëra brenda dhe jasht fushe. Jam shumë i kënaqur që të shoh në gjendje të mirë. Boss!”


Previous Next