Paraqitjet e Xherdan Shaqirit me skuadrën e Liverpool kanë lënë përshtypje të mira te drejtuesit, por edhe legjendat e “the reds”.
Madje ka nga ata që e krahasojnë Shaqirin me brazilianin Coutinho i cili u largua në drejtim të Barcelonës në muajin janar.
“Vërtet më pëlqen Shaqiri. Çfarë marrëveshjeje, Liverpool bëri një blerje të goditur në verë nga Stoke. Ai ka aftësi krijuese në finalizim duke e shpërndarë mbrojtjen. Gjithashtu në fundjavë kundër Huddersfield me asistin për golin e dytë ai i bëri një prekje të ëmbël topit. Që prej largimit të Coutinho-s Liverpool nuk e ka pasur një lojtar krijues si Shaqiri për mesfushën me tre. Ne e dimë se si luhet me tre dhe tani e dimë që do të shënojnë shumë gola”, tha Neil Mellor, ish-lojtar i Liverpool.
