Probleme të reja në skuadrën e Barcelonës. Te Barcelona janë të shqetësuar për gjendjen fizike të Luis Suarez.

Sulmuesi uruguaian ka probleme në gjurin e djathtë, ndaj duhet të ndjekë një program të veçantë stërvitor që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur.


Ecuria e fazës riaftësuese do të përcaktojë edhe datën e saktë të rikthimit të futbollistit nën urdhrat e trajnerit Ernesto Valverde. Edhe pse pauza e kampionatit i jep mundësi lojtarit të humbasë më pak ndeshje, është e sigurt që do të mungojë në sfidën e shtëpisë me Sevillan, por me shumë mundësi edhe në El Clasicon e 28 tetorit përballë Real Madridit.

Previous Next