Ka një numër të madh trajnerësh kryesor në Europë por edhe një mori klubesh që janë duke kaluar momente të vështira e ku pronarët ndihet të frustruar në trajnerët e tyre. Por, për këtë kanë zgjidhje. Manchester United, Real Madrid dhe Bayern Munich për momentin janë duke vuajtur më se shumti kohëve të fundit dhe ndryshimi i trajnerëve nuk është larg.


Shkarkimet mund të shkaktojnë probleme por gjetja e zëvendësime jo gjithmonë është e lehtë, përderisa shumica e trajnerëve më përvojë janë gati të fillojnë punën pa asnjë problem.
1 Zinedine Zidane- Ai është zgjedhja e parë nëse shkarkohet Jose Mourinho. Zidane kurrë nuk ka pohuar se do ta merr këtë skuadër por komentet e tij të fundit tregojnë se ai është gati ti kthehet punës, sa më shpejt që është e mundur. 2 Antonio Conte- I mirë derisa filloi konfliktet në skuadër, Conte u largua këtë verë nga Chelsea duke lënë shumë armiq në Londër. 3 Arsene Wenger- Ish trajneri legjendar i Arsenalit nuk është pensionuar apo se paku nuk e ka lajmëruar këtë. Disa e kanë lidhur atë me Bayern, i cili mund të këtë sukses sikurse veterani Jupp Heynckes. 4 Laurent Blanc- Ai nuk ka menaxhuar asnjë skuadër që nga viti 2016 kurse këtë vit ishte lidhur me një emërim si trajner i Chelsea, para se të emërohet Sarri. 5 Petr Bosz- Ai u shkarkua nga Borussia Dortmund në dhjetor të 2017’ës dhe ende nuk ka gjetur klub të ri. 6 Vincenzo Montella- I shkarkuar nga Sevilla dhe AC Milan, koha e tij në Fiorentina ishte më e mirë, edhe pse vlera e tregut të tij ka rënë shumë kohëve të fundit.


7 Claudio Ranieri- 66 vjeçari i palodhur, ai mbetet në skenë pas e la Nantes. Ai është pothuajse i familjarizuar me të gjitha liat e mëdha edhe pse nuk ka sukses apo shumë dështime në CV’në e tij. 8 Michael Laudrup- I ka rënë shkëlqimi për pak vite, emri i tij qarkullon pasi që ai është gati për një punë të re. Për momentin Al-Rayyan në Katar, por do të ishte i gatshëm për një punë të madhe në Europë. 9 Quique Sánchez Flores- E la Espanyolin dhe nuk ka mundur të gjëjë punë të re. 10 Míchel- Ai gjithmonë lidhet me Real Madrid, kështu që mund ta menaxhoi këtë skuadër.

Previous Next