Barcelona reagoi fuqishëm dhe tregoi sa vlen, duke fituar 4-2 në mesjavë në Champions League, në Londër kundër Tottenham-it, ndërkohë që përveç Lionel Messi-t shkëlqeu edhe mesfushori brazilian Arthur, i cili po justifikon shpenzimin e Barcelonës dhe besimin që po i jep Valverde.

Megjithatë, rritja e Arthur bën që të “digjet” një tjetër blerje e rëndësishme verore, kiliani Arturo Vidal.


31-vjeçari, i cili ka eksperiencë të madhe ndërkombëtare, u fut në minutën e 87-të dhe këtë sezon nuk ka qenë asnjëherë i rëndësishëm për Barcelonën. Pas ndeshjes Vidal nuk e fshehu nervozizmin e tij, duke postuar një fytyrë të zemëruar në Instagram, çka është interpretuar si protestë për lënien në stol, pasi kur firmosi për Barcelonën pritshmëritë ishin të tjera. Ndërkaq, Vidal ka edhe probleme fizike dhe ndoshta kjo e pengon të shprehet në maksimum, por mediat në Katalunjë shohin një problem te sjellja e tij, edhe pse për momentin Barcelona nuk shqetësohet duke e cilësuar pozitiv këtë zemërim, që tregon se Vidal kërkon të luajë dhe është i motivuar në maksimum.

Previous Next