Skuadra e Milanit nuk po bind as këtë sezon e si të mos mjaftonte humbja në derbi, kuqezinjtë u mposhtën edhe mbrëmë në Europa League ndaj Real Betis.
Tashmë fatet e trajnerit Gennaro Gattuso janë në fije të perit. Sipas mediave italiane, drejtuesit e skuadrës së Milanit janë takuar me trajnerin Arsene Wenger i cili do të jetë trajneri i ri i Milanit në rast largimit të Gattusos. Tjetër kandidat është edhe Roberto Donadoni dhe Antonio Conte, por ky i fundit është shumë pranë Realit të Madridit.
