Arsene Wenger ka konfirmuar se do të kthehet në futboll në fillim të vitit 2019, por ka shtuar se nuk e di akoma ku.

69-vjeçari, që i dha fund karrierës tek Arsenali pas 22 vjetësh si trajner në fund të sezonit të shkuar, thotë se mezi po pret të kthehet.


I pyetur se kur do të kthehet, francezi ka thënë për SkySports: “Në fillim të vitit”. Menjëherë ka vazhduar se nuk e di se ku do të shkojë, por se “do të ishte e çuditshme të shkonte te një tjetër skuadër në Angli”. Reali po kërkon trajner dhe Wengeri konsiderohet një nga emrat që mund të zë postin e kryetrajnerit te “Mbretërit”.

Previous Next