Agjenti i Zinedine Zidane ka mohuar një lëvizje të mundshme në Angli mes raportimeve se ish trajneri i Real Madridit mund të bëhet menaxheri i Manchester United nëse Jose Mourinho shkarkohet.

United i Mourinho mori tre pikë kundër Newcastle të shtunën me një rikthim dramatik me tre gola ??nga disavantazhi 2-0.


‘Djajt e Kuq’ janë në vendin e tetë në Premier League dhe ka pikëpyetje të mëdha mbi të ardhmen e yllit si Paul Pogba, si dhe menaxherit Mourinho. ”Unë nuk mendoj se ai do të menaxhojë ekip në Angli “, tha Alain Migliaccio për Journal du Dimanche. “Nuk i përngjan stilit të tij. E kam diskutuar këtë me të, dhe nuk e tërheq puna në Premier League”. “Ai ka zgjedhur të ketë një vit pushim, ai nuk do të menaxhoj asnjë ekip deri në përfundimin e sezonit”, konfirmoi Migliaccio.

Previous Next