Nga sot zikaltërit bëhen me president të ri. Mungonte vetëm zyrtarizimi, ndërsa tani vjen edhe ai.

Steven Zhang është presidenti i ri i Interit duke pasuar në këtë detyrë indonezian Erick Thohir, post të cilin ky i fundit e mbante që nga nëntori i vitit 2013.


Steven Zhang bëhet kështu presidenti më i ri në historinë e Interit pasi është vetëm 26 vjeç. Që nga momenti që kinezët e Suning Group blenë nga Thohir 69% të aksioneve të Interit, djali i pronarit të klubit Zhang Jindong ka qëndruar gjithmonë në Milano duke ndjekur me interes të gjithë aktualitetin zikaltër dhe duke mbështetur skuadrën me praninë e tij në stadiume përkrah zëvendës-presidentit Javier Zanetti. Interi nën udhëheqjen e pronarëve kinezë ka filluar të ringrihet dhe financat e klubit janë në rritje të vazhdueshme nga viti në vit, kurse këtë sezon zikaltërit janë kthyer edhe në Ligën e Kampionëve, kompeticion në të cilin mungonin nga viti 2012.

Previous Next