Tifozët e Barcelonës i kanë thënë ‘PO’ një rikthimi të Neymar te Barcelona.

Sulmuesi brazilian është lidhur me një rikthim në Camp Nou, duke qenë i pakënaqur në Parkun e Princave te skuadra e PSG-së, pavarësisht transferimit prej 222 milionë euro në vitin 2017.


Media e afërt me Barcelonën, ‘MundoDeportivo’, ka pyetur tifozët e kësaj skuadre nëse dëshirojnë që Neymar të rikthehet në Camp Nou. Nga 14 mijë lexues të ‘Mundo Deportivo’ që kanë marrë pjesë në këtë sondazh, 57 për qind, apo 8167 janë pajtuar për rikthimin e Neymar.

Previous Next