Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në Sarajevë ka takuar presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin.
Me këtë rast presidenti i UEFA-s e përgëzojë presidentin Ademi për punën e shkëlqyeshme dhe e uroj për suksesin e ekipit kombëtar në Ligën e Kombeve.
Gjatë këtij takimi ata diskutuan edhe për projektet dhe strategjinë e FFK-së, derisa presidenti Çeferin e ftoi presidentin Ademi në takim më 12 dhjetor në selinë e tij në Nion. Presidenti Ademi gjatë qëndrimit në Sarajevë ka takuar edhe zyrtarë të lartë të FIFA-s si dhe homologë nga federatat e tjera, të cilët po ashtu e kanë përgëzuar për suksesin e arritur në Ligën e Kombeve dhe për promovimin në Ligën C.