Bayern Munich ka marrë një fitore të lehtë sonte kundër Benfica me rezultat 5-1 në "Allianz Arena", e vlefshme për UEFA Champions League.

Ai që zhbllokoi ndeshjen ishte Robben në minutën e 13'. Holandezi dyfishonte rezultatin në minutën e 30'. Por pas 6 minuta Lewandowski shënoi edhe golin e tretë. Në pjesën e dytë u shënua edhe tre gola të tjerë. Dy i shënoi Bayerni me Lewandowskin (51) dhe Ribery (76'). Golin e vetëm për portugezët e shënoi Fernandes në minutën e 46'. Pas kësaj fitoreje Bayern Munich renditet në vendin e 1 me 13 pikë dhe është kualifikuar automatikisht në fazën tjetër të Champions Leagues.


Previous Next