Unai Emery duket se është vënë në kërkim të një lojtari që do të përforcojë fazën e mbrojtjes.

Sipas “The Sun”, Arsenal janë duke shikuar që të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të Brentford, Ezri Konsa. 21 vjeçari ka nënshkruar me Brentford në qershor, kur kaloi nga Charlton, por paraqitjet e tij të mira nuk i kanë ikur syve të “Gunners”.


Konsa paraqitet edhe me kombëtaren e Anglisë U-21, ku në ndeshjen e luajtur ndaj Meksikës, ai ishte rezervist i pa shfrytëzuar. Mbetet të shihet nëse Arsenal do të kryej ndonjë lëvizje qysh në janar apo do të pres deri në verë.

Previous Next