Iker Casillas dhe Jose Mourinho nuk kanë pasur marrëdhënie të mira me njëri tjetrin në kohën kur ishin pjesë e “Real Madridit”.

Portugezi thuhet se e “dënoi” portierin legjendar të madrilenëve për shkak të raportit të mirë që ai kishte me lojtarët e kombëtares spanjolle që ishin pjesë e Barcelonës.


Casillas thotë se nëse atëherë ishte tërhequr për të mos pasur probleme, tani do të vepronte menjëherë nëse do përsëritej e njëjta situatë. “Viti i tretë nuk ishte krejtësisht i mirë, edhe pse fituam kampionatin. Ishin shumë njerëz, raportet e të cilëve u tronditën”, tha Casillas. “Nuk ishte mirë për të, për mua dhe për klubin. Mendoj se nëse do të ndodhte sërish, nuk do i shmangesha më përplasjes, do i lanim hesapet ballë për ballë. Në atë kohë unë vendosa të isha i qetë dhe mendova se ishte rruga e duhur për të nderuar vlerat e Real Madridit”, tha ai.

Previous Next