Klubi londinez kërkon një mesfushorë për sezonin tjetër.

Houssem Aouar është në planet e Chelsea për sezonin e ardhshëm. “Blutë” janë vënë në ndjekje të mesfushorit të Lyonit, pasi kanë mbetur të impresionuar nga performanca e futbollistit me fanellën e francezëve.


Në këtë pjesë të parë të sezonit, 20-vjeçari ka realizuar pesë gola në 13 ndeshje në kampionat dhe numëron katër paraqitje në Ligën e Kampionëve. Për Aouar ka shprehur interesim edhe Liverpooli.

Previous Next