Ish-presidenti i Realit, Jose Ramon Calderon, ka zbuluar se kalimi i Contes te Reali i Madridit u frenua për shkak të kërkesave të çuditshme që kishte tekniku italian.

“Ai donte kontratë 3-vjeçare me rrogë të majme, por nuk është këtu problemi. Ai kërkonte fuqi të pakufizuar për të bërë merkaton dhe donte 5 anëtarë të stafit të tij te Reali. Por, për Perezin diçka e tillë është e papranueshme”, deklaroi Calderon. Conte është i papunë pas shkarkimit nga skuadra angleze, Chelsea.


Previous Next