Sulmuesi i Barcelonës Ousmane Dembele është shënjestruar nga kritikët për lojërat e këqija këtë sezon, por ky është vetëm fillimi i problemeve të tij.

Në Barcelonë janë të pakënaqur me sjelljen e tij jashtë terrenit, dhe siç raportojnë mediat spanjolle ai ka një problem të madh me video-lojëra, transmeton KosovaPress.Dembele nuk shpenzon shumë kohë me shokët e tjerë të ekipit pasi qëndron i mbyllur kryesisht në shtëpi duke luajtur video-lojëra.


Kjo në vetvete nuk do të ishte një problem për Dembele që ta njohë kufirin. Në Barça besojnë se problemi i Ousmane ndikon negativisht në lojën e tij në fushë, si dhe marrëdhënien e tij me shokët e ekipit. Futbollisti francez mungon më shpesh nga trajnimet, dhe ai dhe agjenti i tij kanë biseduar tashmë për këtë me drejtuesit e klubit spanjoll në një takim të fundit. "Blaugrana" gjithashtu i siguroi Dembele një shofer personal që të mund të vinte në takime dhe trajnime në kohë.

Previous Next