Shqiptarët Toni Domgjoni dhe Benjamin Kololli dhanë maksimumin për Zurich-un në fitoren bindëse me rezultat 5:2 kundër Luzernit.

Domgjoni tregoi klasin e tij, duke shënuar gol të bukur nga rreth 16 metra në pjesën e epërme të portës së vendasve pikërisht në minutën e 5-të.


Në minutën e 22-të Eleke barazoi rezultatin 1:1, ndërsa pas pesë minutave (27’) Domgjoni asistoi për Odey duke e kaluar në epërsi (1:2) Zurich-un. Kololli u tregua i jashtëzakonshëm në periudhën e dytë të lojës, duke realizuar për 1:3 në minutën e 70-të dhe pas tre minutave asistoi për Marchesanon. Varagas ngushton rezultatin në 2:4 (90’) dhe Winter (90+1) vulosi fitoren në 2:5. Idriz Voca u paraqit standard për Luzernin, sikurse edhe Toni Domgjoni, Hekuran Kryeziu e Benjamin Kololli te Zurich-u. Kololli u zëvendësua në minutën e 87-të, ndërsa pas 13 jave në elitën e futbollit zviceran Zurich është në pozitën e tretë me 20 pikë, kurse Luzerni i shtati me 15 sosh. Sioni si vendas pësoi humbje me 1:0 nga St. Galleni. Pajtim Kasami e Ermir Lenjani luajtën titullarë për Sionin, por të pafat që të ndalin një pikë. Baseli si vendas shënoi fitore me rezultat 3:2 kundër Luganos. Albian Ajeti dhe Taulant Xhaka iu gëzuan kësaj fitore. Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 5-të, kurse Ajeti u zëvendësua në fund të takimit.

Previous Next