Arsenali dhe Chelsea kanë kaluar tutje në EFL Cup, duke mposhtur Blackpoolin, respektivisht Derbyn.

‘Gunners’ në ‘Emirates Stadium’ kanë arritur të mposhtin 2:1 Blackpoolin në EFL Cup, për të vazhduar tutje në këtë garë.


Lichststeinier dhe Smith Rowe shënuan për fitoren e Arsenalit, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e Blackpool e shënoi O’Connor’. Fitore aspak të lehtë prej 3:2 ka realizuar Chelsea përballë Derby Coutny, skuadër e cila drejtohet nga ish mesfushori i tyre, Frank Lampard.

Katër nga pesë golat në këtë ndeshje, i shënuan lojtarët e Derbyt, dy prej tyre aksidentalisht në portën e tyre. Tomori me autogol në minutën e 5’ i dha epërsinë Chelseas, ndërsa Marriott në minutën e 9’ barazoi në 1:1. Gabimin e Tomori e përsëriti Keogh, që në minutën e 21’ shënoi autogol për të kaluar Chelsean në epërsi prej 2:1. Kjo epërsi nuk zgjati më shumë se gjashtë minuta, me Waghom që barazoi 2:2. Golin e fitores për Chelsea e shënoi Cesc Fabregas, në minutën e 41’, për 3:2.



Previous Next