N’Golo Kante është lojtari më i paguar i Chelseas pasi firmosi kontratën e re, prej së cilës fiton rreth 300 mijë euro në javë.

Megjithatë, tek kampioni i botës nuk ka ndryshuar asgjë.


Francezi është një lojtar i përulur dhe kjo reflektohet edhe tek makina që ai drejton. Nëse shokët e skuadrës shkojnë në stërvitje me makinat më të fundit, Kante ka një makinë modeste Mini Cooper S- me atë ndihet më rehat.

Më herët, në muajin mars, në një intervistë për BBC 27-vjeçari ka treguar arsyet se përse ka zgjedhur këtë makinë. “Isha në Leicester City dhe ishte makina ime e parë në Angli. Një person më këshilloi një Mini Cooper, e provova dhe më pëlqeu, kështu që bleva një të tillë”, tha ylli i Chelsea-s. Edhe për të blerë makinën është dashur shumë punë për miqtë e kampionit të botës, sepse pasi u zhvendos në Angli, ai mendonte që të shkonte në stërvitje me vrap.


Previous Next