Suksesi në Ligën e Kombeve ka ndihmuar “Dardanët” të vazhdojnë ngjitjen në renditje.

Dy fitoret gjatë muajit nëntor, i shërbejnë Kosovës edhe në renditjen e FIFA-s.Plot gjashtë pozicione ka arritur të ngjitet përfaqësuesja jonë, e cila mposhti Maltën në udhëtim 5-0 dhe Azerbajxhanin në Prishtinë 4-0.


Tani Kosova renditet në pozitën numër 131 me 1113 pikë të grumbulluara. Nuk ka lëvizje për Shqipërinë, që përkundër humbjes së thellë nga Skocia 0-4 në Ligën e Kombeve mbetet në pozitën e 60-të. Kujtojmë se kuqezinjtë kanë fituar miqësoren ndaj Uellsit në Elbasan Arena 1-0. Pa ndryshime edhe në top 10-shen e renditjes. Belgjika kryeson si e para e ndjekur Franca e Brazili, që renditen në pozitat dy dhe tre. Më pas vijnë, Kroacia, Anglia, Portugalia, Uruguai, Zvicra, Spanja dhe Danimarka.

Previous Next