Mbrojtësi francez vuan nga një lëndim në gju.

Samuel Umtiti nuk po mundet të rikuperohet nga lëndimi në gju dhe duket se mundësia e vetme për ta sanuar këtë lëndim, është intervenimi kirurgjik.


Nëse francezi operohet, atëherë sezoni për të mund të quhet i mbyllur, pasi faza e riaftësimit kërkon pesë deri në gjashtë muaj. Në ditët në vijim mjekët e Barcelonës do të marrin vendimin final, nëse do ta operojnë lojtarin apo jo. Umtiti ishte ftuar për ndeshjen e mbrëmshme ndaj PSV Eindhoven, por pasi ndjeu dhembje në gju, trajneri Ernesto Valverde vendosi ta linte jashtë këtij takimi.

Previous Next