Kombëtarja e Kosovës sonte ka shënuar fitoren më të thellë, edhe pese mysafire, duke e mposhtur Maltën me rezultat 0-5.

Në ndejshmen që u zhvillua në Ligën e Kombeve, golin e parë e ka shënuar sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi (15’), pas një pasimi të Milot Rashicës, kurse golin e dytë e ka shënuar Beniamin Kololli (70’), duke e parabolluar portierin kundërshtar.


Golin e tretë dhe të katër i ka shënuar Avdijaj (78’ dhe 80’) pas pasimeve Muriqut dhe të Rashicës. Rashica e shënoi golin e pestë (86’). Kosova pati edhe disa raste të mira shënimi në pjesën e parë, ku vlen të veçohen dy mundësitë e parealizuara nga Valon Berisha. Edhe në takimin tjetër të Ligës D të grupit të tretë, ku bënë pjesë Kosova, Azerbajxhani i ka mposhtur Ishujt Faroe me rezultat 2-0. Kosova e pret të martën Azerbajxhanin në stadiumin “Fadil Vokrri”, që është takimi i fundit i këtij grupi dhe në rast fitoreje apo edhe barazimi, do të jetë lidere e grupit. Kosova është e para me 11 pikë në grupin e tretë të Ligës D, e pasuar nga Azerbajxhani me 9 pikë, ndërsa Ishujt Faroe janë në pozitën e tretë me 4 pikë, kurse e fundit është Malta me vetëm 2 pikë.


Previous Next