Lideri dhe kampioni në fuqi i Premierligës, Manchester City dhe përcjellësi i tij i parë, Liverpooli, kanë regjistruar fitoret e radhës në Premierligë ndaj West Hamit dhe Watfordit përkatësisht, të shtunën duke e ruajtur rekordin pa humbje deri tani këtë sezon në ligë.


Ndërsa, Manchester Unitedi dështoi ta rigjejë rrugën e fitores pasi u ndal nga Crystal Palace në “Old Trafford” një takim që u mbyll pa gola 0-0. Skuadra e Pep Guardiolës, e mundi West Hamit qysh në pjesën e parë të takimit në Londër, kur i shënoi tri nga katër golat. David Silva në minutën e 11-të, Raheem Sterling në minutën e 19-të dhe Leroy Sane në minutën e 34-të realizuan për fitores e pastër të Cityt. Sane shënoi edhe një herë në fund të takimit për 4-0. Në anën tjetër, Liverpooli, për të cilën kosovari i Zvicrës Xherdan Shaqiri luajti 74-të minuta, e mposhti Watfordin 3-0 , falë golave të realizua nga Mohamed Salah në minutën e 67-të, Alexander-Arnold në minutën e 76-të dhe Roberto Firmino në minutën e 89-të. Manchester City vazhdon të jetë lider me 35 pikë, dy më shumë se Liverpooli në vendin e dytë. Manchester Unitedi renditet në vendin e shtatë me 21 pikë.




Previous Next