Donis Avdijaj realizoi dy gola në ndeshjen që Kosova e fitoi 5:0 kundër Maltës.
Ai erdhi si zëvendësues në këtë takim dhe bëri diferencë të madhe. Sulmuesi i Willem II është shprehur shumë i kënaqur me grupin dhe performancën individuale.
“Jam shumë i gëzuar së pari që fituam dhe morëm tre pikë. Skuadra janë shumë të gëzuar. Kemi edhe një lojë që duhet të marrim së paku një pikë” ka thënë Avdijaj. “Është ndjenjë shumë e mirë që realizova dy gola në këtë takim. Këto gola ia dedikojë babait tim që më ka përkrahur gjithmonë” ka thënë ai. “Sigurisht se konkurrenca ndikon. Kemi nga dy apo tre lojtarë për secilën pozitë. Kjo na ndihmon shumë” ka përfunduar ish anëtari i Schalke.