Juventusi dhe Manchester City të dyja të interesuar për Iscon e Real Madridit, që nuk po kalon një moment të mirë në Spanjë.

Mesfushori ka luajtur vetëm 78 minuta në pesë ndeshjet e fundit nën drejtimin e trajnerit Santiago Solari.


Madje ai ishte lënë jashtë skuadrës për ndeshjen në Romë të martën. Sipas AS, Juventusi është i interesuar që 26-vjeçarin ta ribashkojë me Cristiano Ronaldon dhe do të kërkojë ta sjellë atë në Torino në verë. Edhe në Itali, gazeta Tuttosport gjithashtu raporton se Isco mund të kalonte tek bardhezinjtë. Juve do të përballet me konkurrencë nga Manchester City.

Previous Next