Rikardo Kaka një nga legjendat e Milanit është takuar me Leonardon dhe Maldini kët vit teksa i është ofruar një rol drejtuesi në skuadrën kuqezi.

Aktualisht Kaka ndodhet në Brazil teksa është i fokusuar te familja e tij.


“Momentalisht jam i fokusuar në projekte të tjera dhe kam udhëtuar në shumë vende”, ka thënë Kaka. “Marrëdhënia ime me Milanin është shumë e afërt, ne jemi gjithmonë të afërt, mirëpo nuk e di se çfarë do të ndodhë”. “Do të kthehem, gjëja e vetme që e di sigurt është se do të punoj atje një ditë, por nuk e di se kur”.

Previous Next