Loris Karius, i cili u bë i njohur nga të gjithë në finalen e vjetshme në Champions League, me gafat e tij ndaj Real Madridit, teksa mbronte portën e Liverpulit, vazhdon të bëjë të njëjtën gjë, për fatin e tij të keq, edhe tek ekipi i tij i ri, Besiktas.


Në takimin ndaj Sarpsborgut, gjermani pësoi 2 gola në 6 minutat e para. Tek goli i dytë i pësuar, pati një dalje aspak të studiuar dhe kundërshtari e ndëshkoi nga më shumë se 40 metra. Por edhe në një aksion që mbrojtësi i rikthen topin me kokë që ta kapte me dorë, ai dështoi komplet dhe sfera doli jashtë vijave fundore.



Previous Next