Keita Balde Diao ishte lojtari më i mirë në fitorene Interit ndaj Frosinones.

Nerazzurët shkatërruan skuadrën e Frosinonës pasi Balde shënoi dy gola dhe bëri një asistim. Performanca e shumëpritur e të huazuarit u mirëprit nga tifozët dhe vet lojtari ka paralajmëruar Juventusin para duelit të ardhshëm.


“Ishte mbrëmje e mrekullueshme për mua dhe gjithë ekipin. Ishte me rëndësi për ne që të arrijmë fitoren pas humbjes nga Atalanta”. “Është me rëndësi për ne që të që të kemi besimin e trajnerit.

Unë kam punuar mirë në javët e fundit dhe më bëri mirë që nuk shkova me kombëtaren. Ne jemi ekip i madh dhe lojtarët që nuk luajnë po ashtu na përkrahin”. “Dy golat më emocional të karrierës time janë këto. Të shënosh në këtë stadium është kënaqësi. “Nuk do të jetë e lehtë as ndaj Tottenhamit as ndaj Juventusit. Ne shkojmë me kokën lartë. Ne jemi Interi dhe nuk i frikësohemi askujt”, u shpreh ai. Interi është nëntë pikë prapa Juventusit në tabelën e Serie A.


Previous Next