UEFA ka publikuar kandidatët që duan ta organizojnë finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Munihu dhe Shën Petërburgu janë dy qytetet e përzgjedhura nga UEFA për të kandiduar në organizimin e finales së Ligës së Kampionëve për vitin 2021.


UEFA përmes faqes zyrtare ka bërë me dije që këto dy qytete do të duhet të kompletojnë kandidaturën e tyre para 15 shkurtit të vitit 2019, kurse vendimi do të merret në muajin maj të vitit të ardhshëm në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Kurse për Ligën e Evropës, kandidaturat i kanë shpallur, Viena (Austri), Tbilisi (Gjeorgji) dhe Sevile (Spanjë).


Previous Next