Kjo është çështja, që po fillon të sendërtohet në Angli për të ardhmen e mesfushorit kroat.

Kovacic është në formë huazimi te blutë e Londrës (nga Real Madridi) për gjithë sezonin, por nuk di çfarë do të bëhet më pas. Megjithëse është i lumtur në Londër, nuk është i qartë kur flet për të ardhmen e tij.


Kroati është rritur shumë në këtë sezon, nën drejtimin e Sarrit, duke pasur vazhdimësi aktivizimi. Kovacic është pyetur mbi mundësinë e vazhdimit të karrierës së tij te Chelsea. “Është shumë herët për këto pyetje, unë jam këtu dhe shumë i lumtur. Të luash rregullisht është vërtet mirë. Jam paksa i lodhur, sepse nuk jam mësuar të luaj çdo tri, ose katër ditë. Pastaj, këtu futbolli është më i vështirë në planin fizik”, – nënvizoi mesfushori kroat. Megjithë reagimin e tij të fshehtë, Kovacic pranoi se është përshtatur shumë me jetën në Londër: “Ne kemi një ekip të madh, tifozë të mëdhenj dhe qyteti është i bukur. Më pëlqen çdo gjë këtu. Qyteti është shumë i madh dhe ende nuk e kam parë të tërin. Jam vërtet i gëzuar. Cila është gjëja më interesante, që kam parë deri tani? Stadiumi. Familja ime po e shijon qytetin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”. Nuk dihet nëse transferimi i Kovacic përfshin një opsion blerjeje për Chelsea, rrethanë e rëndësishme për Maurizio Sarri, i cili do të jetë i lumtur nëse do ta ketë mesfushorin kroat përtej verës së vitit 2019. Edhe pse Real Madridi mund ta vendosë fatin e Kovacic.


Previous Next