Cristiano Ronaldo ka ndryshuar ligën, por ka mbetur i njëjti në performancat e tij.

Portugezi po shënon rregullisht për Juventus, dhe me golin e realizuar dje ndaj SPAL, ai është bërë i pari lojtar i Juventus që ka realizuar nëntë gola në 13 ndeshjet e para të Serie A, që nga viti 1968/69.


Për herë të fundit këtë e kishte arritur Anastasi. Ronaldos iu deshën 4 ndeshje për të realizuar golin e parë, por pastaj gjithçka shkoi për së mbari për portugezin. Ai në 10 ndeshjet e fundit në Serie A ka kontribuuar me nëntë gola dhe pesë asistime.

Previous Next