Ish ylli i Arsenal, Sol Campbell është afër që të marrë nën menaxhim skuadrën e Ligës së Dytë në Angli, Macclesfield Town.
Sipas BBC, Campbell është në bisedime me skuadrën e cila aktualisht pozicionohet në vendin e fundit në ligë, me vetëm një fitore pas 18 ndeshjeve.
Ish mbrojtësi i Arsenal nuk ka qenë ndonjëherë më parë në pozitën e trajnerit, mirëpo ishte i përfshirë me Anglinë U-21. Ai më herët ka qenë i lidhur edhe zërat që e dërgonin drejt Grimsby Town apo Oxford United.
