Mesfushori i “Zonjës së Vjetër”, Sami Khedira ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës në stërvitje, dhe është në dyshim për ndeshjen ndaj Spalit.
Radio Sportiva raporton se mesfushori gjerman ka pësuar një ndrydhje në kyçin e këmbës. Do të bëhen më shumë teste për ta qartësuara diagnozën përfundimtare, mirëpo mungesa ndaj Spalit duket se do të jetë e pa evitueshme. 31-vjeçari njihet për pësimin e lëndimeve të ndryshme, dhe në këtë stinor është paraqitur vetëm tetë herë në të gjitha garat me skuadrën italiane.