Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta i ka vlerësuar lartë mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante, me të cilin do të kishte dashur të luante.

Iniesta, 34 vjeç, po luan perëndimin e karrierës së tij të lavdishme me klubin japonez Vissel Kobe dhe nuk pret që të ketë mundësinë për t’u radhitur me fituesin e Kupës së Botës në Francë.


Por, ai e ka lavdëruar mesfushorin modest dhe vetëmohues si ndihmësin ideal të dhomës së motorit. “Ai është një lojtar që do të doja të kisha në ekipin tim për shumë vite”, ka thënë fillimisht Iniesta për RMC Sport. “Ai nuk do të vijë në Japoni, por ai është padyshim një lojtar i dashur për shkak të punës që ai bën në fushë dhe besimit që ai ka në lojën e tij”. “Mjeshtëria e tij e bën atë qendër të Chelseat dhe ekipin kombëtar të Francës”, përfundoi spanjolli. Kante, 27-vjeçar, u bashkua me Chelsean nga Leicester City në një marrëveshje pesëvjeçare në verën e vitit 2016 pasi i ndihmoi Dhelprat të fitonin titullin e Ligës Premier. Ai fitoi ligën dhe Kupën FA me londinezët në sezonin e tij të parë në Stamford Bridge dhe këtë verë gjithashtu koleksionoi medaljen e artë në Kupën e Botës me Francën.


Previous Next