Manchester United ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në udhëtim te Bournemouth.

‘Djajtë e Kuq’ kanë marrë pikë të plota nga udhëtimi te Bournemouth, duke fituar 1:2 në stadiumin ‘Vitality’. Bournemouth e nisi mirë ndeshjen kur shënoi për 1:0 në minutën e 11’ me anë të Wilson. Manchester United ka arritur të përmbysë rezultatin, për fitoren 1:2. Ishte Martial që barazoi për 1:1 në minutën e 35’. Goli i fitores për United erdhi në minutën e 92’, kur realizoi Marcus Rashford. Me këtë fitore, United numëron 20 pikë dhe renditet në vendin e shtatë.


Previous Next