Ylli i Barcelonës, Arthuro Vidal, duket se ka mësuar mësimin e Ernesto Valverdes.

Vidal ka bërë një hap para në ndeshjen ndaj Leones, në kuadër të “Copa del Rey” ku u aktivizua nga fillimi, shkruan “Marca”.


Ai gjithashtu pati në dispozicion disa minuta në ndeshjen më të madhe të futbollit, “El Clasico”, ku luajti dhe shënoi gol. Ndeshja e mbrëmshme ishte fantastike për Vidal. Edhe pse nuk luajti në pozitën natyrale ai kënaqi me lojën e tij. Pas ndeshjes, i pyetur nga gazetarët spanjoll për reagimet e tij në rrjetet sociale kur lihej në bankë nga Valverde, kiliani është shprehur: “Kjo çështje tashmë është mbyllur. Çfarë flitet në dhomat e zhveshjes nuk del nga aty”. Duket se edhe skuadra edhe lojtari dëshirojnë ta mbyllin këtë kapitull.

Previous Next