Nuk kanë të ndalur problemet me lëndimet e lojtarëve tek Milani.

Për Milanin nuk ka qetësi, pasi trajneri Gennaro Gattuso ka marrë një tjetër lajm të keq nga Turqia, ku ishte i grumbulluar mesfushori Hakan Calhanoglu.


Ky i fundit ka ndjerë dhimbje në këmbë dhe është detyruar të lërë grumbullimin, për t’u kthyer në Milano para kohe dhe për të ndjekur situatën me mjekët e klubit kuqezi. Ndonëse ende nuk dihet se për çfarë lëndimi bëhet fjalë, mediat raportojnë se do të jetë e vështirë që turku të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës së ardhshme ndaj Lazios. Nëse kjo konfirmohet, atëherë Gattuso është vërtetë në telashe, pasi i mungon më shumë se gjysma e titullarëve për ndeshjen e radhës në Serie A.

Previous Next