Kosova ndeshjen e radhës do ta luaj para tifozëve të saj, në Prishtinë, kundër Azerbajxhanit.
Kjo ndeshje do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi nga aty vendoset se cila skuadër do të kalojë në finalet e Ligës së Kombeve.
Do të mjaftonte së paku një barazim që t’i dërgonte tutje “Dardanët”. Zyrtarë të lartë të DFB-së do të jenë mysafirë të veçantë të presidentit të FFK-së, Agim Ademi në këtë ndeshje historike për Kosovën, njofton FFK, përcjell lajmi.net. Pjesëmarrja e tyre në këtë ndeshje konfirmon edhe njëherë bashkëpunimin dhe miqësinë e madhe ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Gjermanisë (DFB). Rainer Milkoreit ish-nënkryetar dhe ambsador nderi i Kosovës, z. Erwin Bugar nënkryetar, bashkë me Fekmi Konxheli e vëllezërit Zija e Nexhat Shoshi që kanë ndihmuar dhe mbështetur FFK-në në zhvillimin e saj dhe integrimin në mekanizmat ndërkombëtar do të jenë mysafirë të veçantë të presidentit të FFK-së. Shpresojmë që djelmoshat e Bernard Challandes të na gëzojnë të gjithë ne, përfshirë edhe miqtë që kanë ardhur nga Gjermania.