Sergio Ramos ka dalë pozitiv në testet antidoping pas finales së Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Kardif në vitin 2017 mes Real Madridit dhe Juventusit.

Këtë lajm e ka raportuar gazeta Der Spiegel referuar dokumenteve sekrete të zbuluara nga platforma Football Leaks.


Sipas dokumentit sekret të zbuluar nga gazetarët gjermanë, UEFA pranoi të bënte një përjashtim special për spanjollin, duke u mjaftuar me një komunikatë faljeje nga ana e drejtuesve të klubit dhe gjithçka u la në harresë. Substanca për të cilën Ramos rezultoi pozitiv quhet “Desametazon”, një substancë kjo që mund të përdoret vetëm me leje paraprake nga UEFA. Real Madridi u arsyetua me faktin se doktori i klubit kishte bërë një ngatërresë, dhe se faji i takonte mjekëve, e jo lojtarit.

Previous Next